Ami publikon foto nga albumi i parë i Sia-s

Ami publikon foto nga albumi i parë i Sia-s

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë duke përjetuar një nga periudhat më të lumtura të jetës së tyre. Në 12 mars Ami solli në jetë vajzën e saj të parë duke lumturuar pa masë babi Ermalin dhe natyrisht edhe Joelin e vogël që tashmë u bë me motër.

Sia që në ditën e parë të lindjes u bë po aq e famshme sa prindërit e saj dhe për më tepër theu edhe rekordin e fotos më të pëlqyer në Instagram.

Ndryshe nga personazhet e tjerë të njohur që tregohen të rezervuar në publikimin e fotove të fëmijëve të tyre, çifti i njohur nuk është rezervuar në këtë aspekt. Ermali që në ditën e parë të lindjes së Sia-s publikoi foton e plotë të vogëlushesh ku i dukej qartë fytyra engjëllore.

Ndërsa sot, në këtë ditë të bukur me diell, Ami ka realizuar edhe setin e parë fotografik të princeshës së saj Sia, e cila duket se po rritet nga dita në ditë. Ajo ka publikuar në Instagram një foto dhe një video gjatë procesit të realizimit të setit fotografik.

Në video-n e publikuar në “Instastory” shfaqet edhe Joeli, i cili është duke ushqyer një lepurush.

Related Post: